Emini prezantohet te Shkëndija: Duam Kupën dhe titullin kampion

0

Izair Emini është kthyer në shtëpi! Edhe kështu mund të thuhet. Nuk ka më asnjë dyshim, pasi 31-vjeçari është zyrtarisht lojtar i Shkëndijës së Tetovës. Pas një sezoni e gjysmë në Kukës, Emini u nda me verilindorët jo në mënyrën që ai do të kishte dashur, pasi vendimi për shkëputjen e bashkëpunimit u morr nga FIFA. Edhe pse një ndarje jo me shtrëngim duarsh, sulmuesi zgjodhi që të vijonte karrierën pa kërkuar dëmshpërblim, por përkundrazi duke i falënderuar të gjithë në Kukës. Me verilindorët tetovari luajti plot 62 ndeshje mes Kupës, Superkupës, Kampionatit duke shënuar 22 gola.

Në Kukës arriti që të fitonte të tre trofetë kombëtarë, duke dhënë kontributin e tij në të gjitha kompeticionet. Tashmë Emini do të nisë një rrugëtim të ri, me ngjyrat e skuadrës së qytetit të tij të lindjes, Shkëndijës së Tetovës. Edhe pse stërvitej prej ditësh, mesditën e sotme ka ardhur dhe prezantimi zyrtar nga ana e klubit tetovar, i cili i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit, që është formuar si futbollit në këtë skuadër. Emini nuk nguron që të deklarojë dhe objektivat e sezonit të ri, ku synon që të ndjekë ecurinë që kishte tek Kukësi, të fitojë sa më shuam trofe: “Sa i përket objektivave, dihen, janë fitimi i Kupës dhe Kampionatit. Mendoj se kushtet janë pjekur që titulli dhe Kupa të vijën në Tetovë”, thotë Emini. Një humbje e madhe për kampionatin shqiptar, pasi Emini bëri mjaft mirë, për aq sa luajti në Shqipëri.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.