Morati: Nuk kthehem më tek Interi. Kësaj skuadre i mungon… Rekoba

Ish-presidenti nuk ka ndërmend të blejë aksionet e Tohirit, teksa i thur elozhe Spaletit: Ndeshja ndaj Bolonjës, thjesht një episod

“Jo, nuk kam absolutisht ndërmend që të blej nga Erik Tohir asnjë kuotë të Interit. Kisha 30% të klubit zikaltër dhe e shita, përse tani do të doja që ta ribleja nga Tohiri?”. E thotë për “Ansa”-n, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, në lidhje me zërat që kanë qarkulluar dhe kanë nisur të qarkullojnë në lidhje me një përfshirje të tij në asetin e klubit zikaltër.

ZËRAT – Zëra të tillë kishin nisur të qarkullonin një vit më parë, pikërisht në muajin shtator dhe që atëherë, Morati kishte mohuar çdo mundësi. Korrikun e shkuar, dy muaj më parë, kishte dalë në pah sërish kjo temë me një skadencë të fiksuar për dhjetorin dhe të destinuar – sipas fjalëve të ish-presidentit – të mbyllen. Tohir ka aktualisht 31% të kuotave, ndërsa pjesa e mbetur i përket grupit Suning. Perfeksionimi i blerjes së të gjithë kuotave brenda paketës aksionere duhet të dilte në shitje më 30 qershor, por kjo datë u shty për shkak të kufizimeve të qeverisë kineze për investimet jashtë vendit.

NJË EPISOD – Më pas, Morati ka dhënë edhe një opinion në lidhje me barazimin 1-1 të Interit, në Bolonjë, një barazim i lidhur me një paraqitje nën nivelin e pritur. “Besoj se Interi duhet të jetë i ndryshëm nga ai që është parë ndaj Bolonjës. Ka qenë një ndeshje e shëmtuar, – ka shtuar Morati, -. S’ka qenë një sfidë e bukur, e luajtur ndoshta me lodhje, si shkak i ndeshjes së Krotones dhe të impenjimeve të shumta që nuk të lënë kohë të marrësh frymë. Jam i bindur, gjithsesi, se ishte thjesht një episod sepse Interi ka lojtarë të mirë dhe një trajner të jashtëzakonshëm”, ka thënë Morati.

REKOBA – “A mund të luftojë Interi për titull? I duhet vazhdimësi dhe nuk është e lehtë. I duhet edhe fantazi dhe një lojtar i paparashikueshëm përpara. Perishiç? Ka më shumë klas se të tjerët, por askush nuk është i paparashikueshëm si Alvaro Rekoba, një si ai nuk e shoh tek Interi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online