Alegri: Higuain, mjaft u qave! Ndaj Fiores ishte e vështirë

Trajneri: Fituam me vështirësi tre pikë të rëndësishme. Gonzalo? Iu afrua golit më shumë sot

Pas ndeshjes me Fiorentinën, në “Allianz Stadium”, trajneri i Juventusit, Maks Alegri ka folur për Premium Sport. “Është një fitore e rëndësishme sepse nuk kemi pësuar gol. Të fitosh 1-0 është gjithmonë një rezultat i mirë sepse është marrë me vuajtje. Në pjesën e parë, – ka shtuar Alegri, – kemi luajtur mirë pa rrezikuar kurrë, pastaj, në fund kemi lënë diçka. Tani duhet të mendojmë për derbin.

“PIPITA” – Ndërsa, përsa i përket Higuainit, Alegri e ka mbrojtur, duke thënë: “Gonzalo është treguar i aftë të sulmojë portën dhe të krijojë disa raste goli, por më pas ka shënuar Manxhukiç, ai duhet të vazhdojë të luajë sepse të qajë për faktin që s’po shënon, nuk vlen. Sot ai ka shkuar shumë pranë golit në krahasim me ndeshjet e tjera, duhet durim sepse të tilla momente kalojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online