Morata nuk i kursen “thumbat”: Nuk ishte faull, jam kurioz për diçka!

Alvaro Morata e kishte paralajmëruar përpara ndeshjes se do të festonte, nëse shënonte gol kundër Juventusit, pavarësisht dy viteve të kaluara në Torino. Ashtu ndodhi, sulmuesi e gjeti golin dhe festoi gjatë, por VAR-i u erdhi në ndihmë bardhezinjve dhe goli u anulua.

Në një prononcim për “Marca”, 26-vjeçari komenton episodin e ndodhur kundër Kielinit dhe insiston që nuk ishte faull. Kapitenin e Juves e ka mik dhe Morata pranon se ai përdori eksperiencën. Megjithatë, ai shtron një pyetje interesante: nëse do të ndodhte e kundërta dhe atë faull do e shkaktonte Kielini kundrejt tij, do të ishte penallti?

Për të bërë faull kundër një prej mbrojtësve më të fortë në botë, nevojitet tjetër gjë. Kielini është një mik i imi dhe atij i pëlqen të luajë me kontaktet brenda zonës. I thashë që nuk i shkaktova faull, por ai përdori eksperiencën. Jam kurioz për diçka: nëse do të ndodhte e kundërta, pra Kielini do të shkaktonte atë ‘faull’ kundër meje, do të ishte akorduar penallti për ne? Sigurisht që jo.”

Morata kur ishte pjesë e Juventusit

“Ndërhyrja e VAR-it më mërziti, por nuk mund të bëjmë asgjë. Gjithsesi arritëm të fitonim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur që jam këtu dhe që arritëm të fitonim. Të gjithë shokët më kanë ndihmuar të ambientohem. Sfida e kthimit? Juventusi mbetet favorit, do të luajmë në një nga stadiumet më të komplikuar në botë dhe Juventusi mbetet Juventusi. Kemi mundësi të mira për t’u kualifikuar pas këtij rezultati, por do të vuajmë shumë në Torino.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *