Montelës po i mbaron koha, tani e paralajmëron Mirabeli

0

Vinçenco Montela nuk është më i paprekshëm. Milani i ka dhënë kohë, e ka konfirmuar edhe pas humbjes në derbi, por durimi ka kufi. Nëse edhe kundër AEK-ut, që nuk është Barcelona, ndalesh te barazimi 0-0 dhe vuan shumë, do të thotë që shumë gjëra nuk shkojnë dhe jemi në tetor, atëherë kur skuadra duhej të kishte nisur rritjen, pas rindërtimit në korrik e gusht.

Milan, Mirabelli: «Montella? Ognuno di noi ha un tempo»

Drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli foli dje në lidhje me çështjen e trajnerit dhe në një farë mënyre i dha paralajmërimin Montelës: “Largimi? Është rreziku i punës sonë dhe është e drejtë të jetë kështu, u ka ndodhur edhe trajnerëve të mëdhenj që të mos kenë rezultate për një sezon. E dimë cili është projekti ynë, e dimë që kemi luajtur pak ndeshje dhe duhen edhe 30. Në ndeshjet e ardhshme duhet të sillemi si Milani. Në këtë fillimsezoni nuk jemi paraqitur fare në fushë ndaj Sampdorias, kemi rezistuar vetëm një pjesë loje ndaj Romës dhe u mundëm nga Interi duke mos luajtur në pjesën e parë: këto gjëra nuk i lejohen Milanit. Kjo skuadër duhet të bindet te forca e vet, duhet të ketë respekt për të gjithë, por frikë nga askush, përkundrazi, kundërshtarët duhet ta kenë frikë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.