Monçi fillon “bastisjet”, vjen mesfushori i Portos

Sevija ka filluar nje proces rindërtimi në krye të të cilit është vendosur drejtori i njohur sportiv Monçi. Blerja më e  fundit e andaluzianëve është mesfushori spanjoll Oliver Torres.

Futbollisti 24-vjeçar është një produkt i Atletiko Madrid, por prej tre sezonesh luan në Portugali me Porton. Për të shkëputur Torres nga portugezët, Sevijës i është dashur të paguajë 12 milion euro.

Torres po kryen vizitat mjekësore në këto momente dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh. Kontrata e 24-vjeçarit me Sevijën është e vlefshme për pesë sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *