Monako nis kampionatin me fitore, por Mbapé e fut në panik

Nis kampionati francez dhe sipas traditës, e hap kampioni në fuqi. Monako priti këtë të premte Tuluzën dhe e nisi mbarë, duke fituar 3-2.

Megjithatë, largimet verore të disa titullarëve kanë dobësuar ndjeshëm kampionët, që vuajtën tmerrësisht.

Tuluza e nisi me golin e Mashash, por Zhemerson barazoi. Pas pushimit, Andi Delort shënoi sërish për miqtë, para se Falkao e Kamil Glik në minutat 58 e 70 të siguronin 3 pikët e para sezonale.

Megjithatë, pak minuta pas golit të Glikut Mbapé la fushën duke çaluar, për një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Në këtë moment, dëmtimi i tij është një makth për Monakon, që shpreson ta shesë mbi 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online