Dvornekoviç transferohet tek kampionët e Islandës

0

Matija Dvornekoviç ishte ndër të parët që u largua në përfundim të sezonit nga Kukësi. Kroati nuk preferohej nga drejtuesit dhe pas një sezoni e gjysmë u largua nga verilindorët, ku arriti të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm në Shqipëri.

Edhe pse fillimisht u bashkua me HNK Goricën në Kroaci, duke marrë edhe shiritin e kapitenit, 28-vjeçari e ka zgjidhur marrëveshjen dhe tashmë do të nisë një aventurë të re tek kampionët e Islandës, FH Hafnarfjordur.

Dvornekoviç  ka mundësinë që të luajë në raundin “play-off” të Europa Leagues, pasi islandezët u eleminuan nga Maribori në raundin e tretë të Champions-it, duke kaluar në kompeticionin e dytë për nga rëndësia. Shorti vendosi që të përballen me portugezët e Bragës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.