VIDEO/ Portieri i Milanit bën të harrohet menjëherë Donnarumma, i pret penalltinë Bale-t në ndeshjen me Realin

Milani ka zhvilluar sot një miqësore luksi me Realin e Madridit. Të dyja skuadrat patën mundësinë të shohin se ku janë përpara se të nisë zyrtarisht sezoni i ri për ta. Takimi ka përfunduar me shifrat e barabarta 0-0 dhe meritë të madhe këtu ka portieri i ri i Milanit.

Largimi i Donnarummas nuk përbën asnjë problem për “djajtë”, teksa Maignan e bën të harrohet gardiani italian. Francezi 26-vjeçar shihet si një portier me cilësi të mëdha, të cilat i ka dëshmuar edhe sot përballë Realit. Maignan ishte protagonist në minutën e 40-të të ndeshjes, kur ndali Bale-n nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online