Skënderbeu pret të shtunën Kastriotin në shtëpi dhe trajneri Shehi pritet të bëjë ndryshime në formacion. Nga ajo që është parë në seancat stërvitore, me shumë mundësi sulmuesi Ardit Hoxhaj do ta nisë nga minuta e parë.
Vlonjati sa herë është hedhur në fushë ka arritur të ndryshojë rrjedhën e lojës për korçarët dhe tanimë është shansi i tij për të treguar sa vlen. Por nga ana tjetër do të duhet që edhe ndonjëri të pushojë, pasi në mesjavë përballen me Laçin.
Një tjetër lëvizje e parashikuar është ajo në qendër të mbrojtjes. Kaba Sambou me shumë mundësi do të zërë vendin e Marko Radas. Kapiteni i Skënderbeut shtrëngoi dhëmbët dhe luajti titullar ndaj Partizanit. Ky është një moment i mirë që ai të pushojë dhe të mbledhë forcat për ndeshjen e radhës.