Momenti i Binakut, titullar dhe asist në fitoren e Malmos

Egzon Binaku është rikthyer të luajë si titullar me skuadrën e Malmos. Mbojtësi i kombëtares sonë kreu një paraqitje të shkëlqyer ashtu si pjesa tjetër e ekipit në ndeshjen që u fitua me rezultatin 4-0 ndaj vizitorëve të Kalmarit.

Në këtë takim Binaku luajti si mrojtës krahu i avancuar (Ëingback) dhe asistoi golin e parë të Malmos në minutën e 16-të. Në një prononcim për mediet pas ndeshjes, mëngjarashi komentoi mbi pozicionin e ri ku ka luajtur gjatë ndeshjeve të fundit.

“Ndihem më mirë si mbrojtës i majtë, por edhe si mbrojtës i avancuar nuk e kam problem. Fansat nuk e kanë parë akoma “Egzonin e vërtetë”, por së shpejti do të vij në formë”, tha Binaku, i cili më pas komentoi dhe për zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë”.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë në mendjen time edhe në periudhën kur luaja me moshat e Suedisë. Kur më erdhi ftesa nuk kisha se si ta refuzoja, pasi doja të provoja eksperiencën në futbollin ndërkombëtar”, përfundoi 23-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *