Trajneri i përfaqësueses së Moldavisë, Aleksandru Spiridon ka bërë publike listën me 23 lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Andorrës (8 qershor) dhe Shqipërisë (11 qershor, “Elbasan Arena”).
I vetmi emër që bie në sy në listën e Moldavisë është mesfushori i Kaljarit, Artur Ionita, i cili prej disa sezonesh ka qenë një ndër lojtarët kyç të skuadrës nga Sardenja. Pjesa dërrmuese e futbollistëve luajnë në kampionatin moldav.
Në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, Moldavia mori humbje të thella ndaj Francës (4 – 1) dhe Turqisë (4 – 0).
Portierë: Aleksei Koshelev (Fortuna Sitard), Stanislav Namashko (Zeta, Muntenegru), Dumitru Çeleadnik (Sheriff Tiraspol)
Mbrojtës: Veaceslav Posmak (Sheriff Tiraspol), Artiom Rozgoniuk (Sfîntul Gheorghe Suruceni), Igor Armash (FC Voluntari), Dinu Graur (Milsami), Sergiu Platika (Milsami), Oleg Reabkiuk (Porto B), Ion Jardan (Petrocub-Hînceshti)
Mesfushorë: Catalin Carp (FC Ufa), Eugen Çebotaru (Sibir), Gheorghe Anton (Sheriff Tiraspol), Artur Ionita (Kaljari), Iaser Turcan (Petrocub-Hinceshti), Evgheni Oankea (Sheriff Tiraspol), Aleksandru Antoniuk (Milsami Orhei), Radu Ginsari (Hapoel Haifa), Eugeniu Çociuk (Sabail), Aleksandr Suvorov (Sfintul Gheorghe Suruceni)
Sulmues: Vitalie Damashkan (Torino), Vladimir Ambros (Petrocub-Hinceshti), Alexandru Boiciuc (Sfintul Gheorghe Suruceni)