Modestia i bën tifozët ta dashurojnë! Modriç shkoi me Bentley në stërvitje, Vinicius me Lamborghini dhe transferimi i Realit mbërrin me…taksi

Lojtarët e futbollit që luajnë në nivelin më të lartë fitojnë shuma të mëdha dhe shumica e tyre shpesh kanë një makinë të shtrenjtë. Kështu këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë lojtarët e Real Madridit pasi njëri prej tifozëve ka filmuar ardhjen e lojtarëve të klubit mbretëror në stërvitje, atje ku është parë imtësi lloji i makinave të përdoruara nga futbollistët.

Me një Bentley erdhi në stërvitje Luka Modric, ndërsa Vinicius Junior mbërriti me një Lamborghini Urus dhe Dani Ceballos drejtoi një Mercedes G class. Mirëpo, të gjithë u habitën kur përveç gjithë atyre makinave të shtrenjta, para qendrës stërvitore u shfaq edhe një taksi dhe në fillim shumëkush mendoi se ai person kishte gabuar vendndodhjen, por shumë shpejt e kuptuan se kush ishte ulur në sendiljen e pasme.

Në stërvitje me taksi ka mbërritur Jude Bellingham, i cili ka gëzuar tifozët e Real Madridit me modestinë e tij dhe ka treguar se nuk e ka problem ta përdorë këtë lloj transporti derisa të mësohet me kryeqytetin e Spanjës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

@alberam17 Bellingham humilde ? #bellingham #taxi #realmadrid ? sonido original – EDIT DE TODO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online