Skandal i madh i policisë greke! Shohin targat dhe rrahin turistët, në fund i dëgjojnë dhe i kërkojnë falje pasi menduan se ishin tifozë të Marsejës

Në Greqi u kalua një mbrëmje tmerri teksa tifozët e Dinamo Zagreb shkuan në Athinë për ndeshjen me AEK dhe shkaktuan kaosin e madh, atje ku ndërroi jetë edhe një tifoz grek. Për t’i bërë punët akoma më keq, sonte po luhet një tjetër ndeshje me rrezikshmëri të lartë, teksa përballen Panathinaikos dhe Marseille në kuadër të turit të tretë kualifikues të Champions League.

Krahas kërkimit për tifozët e Dinamos Zagreb, policia po monitoron nga afër ngjarjet rreth ndeshjes mes Panathinaikos dhe Marsejës. Ndaj sot kanë pasur një siklet të madh në periferi të Athinës kur kanë ndjekur dy makina me targa franceze dhe kanë vendosur të reagojnë, keq madje.

Mediat greke shkruajnë se policët nuk janë treguar shumë të sjellshëm dhe se kanë vepruar dhunshëm ndaj personave që ndodheshin në makina pasi besonin se ishin tifozë të Marsejës. Gjithçka ka zgjatur gati gjysmë ore dhe ndonëse qytetarët francezë kanë thënë se nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, policia greke nuk kishte mëshirë.

Por kur vendosën t’i dëgjonin më në fund, e kuptuan se çfarë gabimi kishin bërë. Në fund rezultoi se nuk ishin aspak tifozë të Marsejës, por turistë të thjeshtë nga Franca që erdhën në Greqi pak ditë më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online