Moda e largimit të trajnerëve, Cungu: Shpesh bëhen kot “koka turku”

Fenomen shqetësues në futbollin tonë është edhe lëvizja e shpeshtë e trajnerëve. Gjithçka nisi me shkarkimin e Bledar Devollit këtë sezon, ndërkohë që më pas edhe Millosh Kostiç, Ze Maria, Plori dhe Artan Mërgjyshi mbyllën marrëveshjet me ekipet që drejtonin.

Një koment në lidhje me këto lëvizje e ka bërë në konferencën e sotme për shtyp edhe Armando Cungu, trajneri aktual i Kukësit. Sigurisht ai është krah trajnerëve, që sipas tij shpesh bëhen “koka turku” edhe kur nuk janë përgjegjës.

“Është modë në futbollin shqiptar prej vitesh, vijon të marrë trend akoma më tepër nga kampionati në kampionat. Nuk më takon mua të flas, janë presidentët ata që vendosin. Ata e gjykojnë vetë, pasi hedhin lekët. Natyrshëm që jam gjithmonë në krahun e trajnerëve, jo sepse jam vetë trajner, por jo rrallë herë bëhen ‘koka turku’ për situata që nuk i përkasin atyre. Gjithsesi shpresoj të jenë sa më të pakta lëvizjet, pasi do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e ekipeve dhe të futbollit shqiptar”, është shprehur Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *