Duhej të ishte dita e Skënder Gegës, por nuk ndodhi ajo që pritej dhe mendohej prej ditësh. Takimet nuk prodhuan asgjë dhe Gega u tërhoq, duke akuzuar Kukësin se nuk e mbajti fjalën e dhënë, sepse sot pritej prezantimi.
Po tani, cila është lëvizja e Gjicit? Bosi kuksiane deklaronte dje: “Trajneri i ri? Kam punuar gjithnjë me trajner shqiptar, por tani nuk shoh më burime për trajner shqiptar. Një ekip që pretendon ka nevojë për një trajner shumë cilësor”.
Një sinjal për trajner të huaj? Mlladen Milinkoviç është ende në treg dhe në ditët e ardhshme do të ketë bisedime të reja me përfaqësuesit e trajnerit serb. Gjithashtu, mund të ketë takim edhe me Ernest Gjokën, i cili në krahasim me serbin ka disa avantazhe: është familjar me klubin, lojtarët dhe tifozët, kërkon një pagë më të ulët se Milinkoviç, që ka kërkesa mjaft të larta, deri në 8-10 mijë euro në muaj!