Ideja e bujshme e Gjicit, Lorik Cana për stolin!

E bujshme: Kukësi kërkon Lorik Canën! Ish-kapiteni i Shqipërisë është ideja fantastike e Safet Gjicit, i cili e ka treguar me fakte se guxon si asnjë president tjetër.

“Sport Ekspres” mëson se Cana është ëndrra e Gjicit, i cili do një emër të madh dhe nuk ishte entuziast nga Skënder Gega. Gjithçka konfirmohet zyrtarisht nga klubi verilindor.

Cana nuk ka eksperiencë në drejtim, por ka kohë që studion për trajner dhe në Shqipëri është mjaft aktiv, jo vetëm në futboll.

Gjici ka besuar edhe më parë te Klodian Duro, ndaj nuk e shqetëson fakti se Loriku është i ri në profesion, sepse ish-kapiteni ka një eksperiencë të jashtëzakonshme si futbollist, ka punuar me trajnerë të mëdhenj dhe vitet e fundit si futbollist ishte praktikisht trajner në fushë.

Bisedimet kanë nisur, nëse Lorikut i pëlqen ideja, Kukësi e mbyll me shpejtësi, duke evituar kërkimin në tregun e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online