Interi kërkon ta shesë, Ikardi pëlqen Juventusin, ndërsa sulmuesin po tenton ta “rrëmbejë” Napoli. Situata e argjentinasit është akoma në ajër, por gjithçka mund të zgjidhet në vijim.
Klubi zikaltër nuk preferon t’ia shesë “armiqve” të Juves. Nëse ndodh, atëherë operacioni do të realizohet sipas kushteve të Interit. Nga ana tjetër është edhe Aurelio De Laurentis.
Presidenti i Napolit dëshiron t’ia dhurojë sulmuesin trajnerit Ançelotit dhe ka përgatitur planin për të bindur Ikardin që të pranojë nënkampionët dhe jo “Zonjën e vjetër”.
“Sportmediaset” raporton se sot do të mbahet një takim midis kreut të Napolit dhe Uanda Narës, agjentes së 26-vjeçarit. De Laurentis ka gati 60 milionë për Interin dhe një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 8 milionë eurosh për Ikardin.