Milinkoviç-Partizani, mungon vetëm zyrtarizimi

Trajneri serb pritet të marrë drejtimin direkt pas turit të parë të Europa League. Marrëveshja është mbyllur dhe pritet të pasohet me të tjera ndryshime në klub

Ndryshime te Partizani dhe këto nisin që nga trajneri Sulejman Starova, i cili pritet të pasohet nga Mlladen Milinkoviç. Gjithçka duhet të zyrtarizohet pasi trajneri serb të mbyllë kontratën, që e mban atë të lidhur me Luftëtarin deri më 30 qershor. Presidenti Demi e ka thënë hapur se e do Milinkoviçin, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve gjërat kanë lëvizur dhe gjithçka është e mbyllur mes palëve. Starova mbetet në kampin e kuq, sërish në rolin e këshilltarit të presidentit Demi, aty ku ai nuk do të ketë më presionin e mëparshëm. Një lëvizje e dëshiruar edhe nga Starova, i cili e ka ndjerë goxha lodhjen dhe stresin e sezonit të shkuar. Tashmë nis një erë e re, me Milinkoviç që në bashkëpunim me Moxhin do ndërtojnë skuadrën për të fituar titullin kampion, këtë herë pa vendim të Komitetit Ekzekutiv. Sa i takon trajnerit Milinkoviç, ai do ta marrë drejtimin e skuadrës pas turit të parë të kupave të Europë, pra ndaj Botev Plovdiv do të jetë në krye të ekipit Sulejman Starova. Javët e fundit ka pasur edhe emra të tjerë të njohur nga Superiorja në tryezë për Demin, i cili nuk preferon trajner nga jashtë, duke kujtuar ende eksperiencën e pafat me Sormanin.

NDRYSHIMET – Më kalimin e Starovës si këshilltar i presidentit Demi, Moxhi do të marrë një tjetër pozicion, të cilin në fakt po kryen në realitet, pasi ka marrë përsipër ndërtimin e ekipit. Italiani do të jetë drejtor i përgjithshëm i klubit, ndërsa në rolin e drejtorit sportiv vjen Antonelo Preiti, ish-drejtori sportiv i Katanxaros. Vala e ndryshimeve vijon edhe më tej, teksa prek Genc Tomorin, që aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm, që kur u largua Dritan Dervishi. Tomori do të rikthehet tek Akademia, aty ku do të jetë drejtor dhe do të ketë shumë punë, pasi me ndërtimin e kompleksit, pritet që të dynden të rinj për t’u bërë pjesë e ekipeve të moshave të Partizanit. Kushtet që do të krijohen për fëmijët, si dhe emri i madh i të kuqve tërheq, ndaj Akademia do marrë vëmendjen e duhur.

Demi e ka dhënë “OK”-in
Numri një i klubit të Partizanit, Gazment Demi, e ka shprehur hapur se Milinkoviç i pëlqen dhe se do bisedojë. Para pak ditësh në RTSH Sport ai theksoi: “Dua të them se gjithë stafi ynë e ka pëlqyer Milinkoviç si trajner, për aq sa kemi mundur ta shohim. Asnjëherë nuk mund të thuhet “jo” për njerëz të cilët punojnë mirë”, ishin disa nga fjalët e Demit, ndërkohë që ajo që e bënte më se të mundshme këtë bashkëpunim ishte marrëveshja e të kuqve me PPA World, kompaninë e udhëhequr nga Paskal Papadopulos, e cila ka nën menaxhim trajnerin serb dhe disa nga lojtarët që aktivizohen te Luftëtari. “Nuk do të bisedojmë thjesht për këtë çështje, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit me agjencinë e cila ndodhet në Austri dhe më duket serioze”, pat thënë ndër të tjera Demi, duke lënë të kuptohet për bashkëpunimin me Milinkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online