Sulmuesi i Napolit dhe i Polonisë, Arkadius Milik, ka folur për “FootballItalia” sot, ku ka përgënjeshtruar mediat polake për atë që kanë shkruar. Sipas Milik, ai kurrë nuk ka thënë që Insinje nuk e meriton shiritin e kapitenit.
“Dielli po shkëlqen pas një periudhe shumë të gjatë e të errët. Jam shumë i lumtur me atë që po bëj këtë sezon. Ende nuk jam në 100% tim dhe i premtoj tifozëve që kam ende më shumë për të dhënë.
Insinje e meriton plotëisht shiritin e kapitenit. Ai është një djalë i shkëlqyer dhe meriton çdo gjë që po merr. Unë thjesht kisha thënë që në këtë skuadër, ka shumë lojtarë që e meritojnë të mbajnë shiritin.
Europa League? Nuk është kompeticioni ku do të donim të luanim, pasi duam Champions-in, megjithatë është një trofe për t’u fituar. Arsenali është një skuadër e fortë dhe për mendimin tim, kush kalon nga kjo çerekfinale është favorite absolute për ta fituar”, përfundoi Milik.