Milanit i mjafton vetëm një gol në Luksemburg, Dinamo e Zagrebit “shpartallon” Fenerbahçen

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të parë të UEFA Europa League. Milani i Gatuzos arriti një fitore minimal ndaj ekipit surprizë të kualifikuese, Dudelanzhit. Goli i Higuain në pjesën e dytë mjaftoi për t’i siguruar tri pikëshin italianëve.

Në derbin e midis skuadrave të kompanisë Red Bull kanë fituar austriakët e Salcburgut pas golit të norvegjezit Guldbrandsen, që çoi shifrat në 2-3 në minutën e fundit të takimit. Fitore befasuese ka qenë dhe ajo e Dinamo Zagrebit në shtëpi ndaj Fenerbahçes. Skuadra u turke pësoi katër gola nga kroatët, ndërkohë që gjermano-rusi Nojshtader shënoi një gol nderi.

Arsenali mundi 4-2 ukrainasit e Vorksla Poltavës falë dopietës së Obamejangut dhe golave të Uellbek e Ozil. Karabaku i Ansi Agollit u mund nga Sportingu i Lisbonës 2-0, ndërsa mbrojtësi i majtë nuk luajti asnjë minutë. Diçka kjo që është kthyer në një situatë normale për te kampionët e Azerbaixhanit që prej disa muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online