Tiago Silva mbron ngjyrat e PSG, por kur vjen fjala për Milanin, braziliani ka gjithmonë fjalë të mira. Tri vite të kaluara me kuqezinjtë nuk harrohen dhe mbrojtësi nuk e mohuar kurrë lidhjen e tij të veçantë me kuqezinjtë e Milanos.
Në një prononcim për “Sky Sport”, 33-vjeçari komenton rikthimin e Leonardos dhe Paolo Maldinit.
“Janë kampionë për të cilët Milani kishte nevojë. Sidomos mbas ndryshimeve në klub është e vështirë të kthehesh tek fitorja, por me këta kampionë bëhet më e thjeshtë. Shpresoj që Milani të bëjë mirë, me një trajner shumë të mirë si Gatuzo. Do bëj tifo nga larg për Milanin”, përfundon kapiteni i PSG, Tiago Silva, i cili u transferua nga Milani në kryeqytetin francez në verën e vitit 2012.