Tomori në grup “ferri”, por në Berat besojnë te Superiorja

0

Menjëherë sapo janë njohur zyrtarisht me ndarjen e grupeve për sezonin e ardhshëm futbollistik, në kampin e Tomorit kanë ardhur edhe reagimet e para nga futbollistët dhe stafi teknik. Ata kanë pranuar se përbërja e grupit B ku bën pjesë edhe Tomori është vërtetë shumë interesante, madje edhe intriguese do ta cilësonte mbrojtësi i djathtë dhe kapiteni i njohur i beratasve Ervis Çaço, i cili në një prononcim për Sport Ekspres gjatë ditës së premte pasdite është shprehur: “Të intrigon vërtet përbërja e grupit tonë, pasi me skuadra të njohura dhe me emër në futbollin shqiptar si Tomori, Besa, Elbasani, Lushnja e Apolonia, duket qartë se sezoni i ri në grupin B do të ketë aromë Superiorje dhe besojmë shumë se sezoni i ri do të jetë i mbarsur me emocione të shumta, ku në garë për vendin e parë do të jetë padyshim edhe Tomori.

“Siç edhe e shikoni, skuadra jonë krahas merkatos është duke u stërvitur intensivisht, dhe këtë e dëshmon edhe stërvitja me dy seanca stërvitore në ditë, dhe deri më 9 shtator kur starton kampionati skuadra e Tomorit do të jetë plotësisht gati. Shpresojmë që të na ndihmojë fati, që ndeshjen e parë ta luajmë në shtëpi” ka përfunduar kapiteni e beratasve Ervis Çaço.

Edi Spahiu

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.