Jo vetëm Lukas Bilia. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Milani ka arritur me Klaudio Lotiton një akord edhe për sulmuesin e krahut, të shumëkërkuarin, Keita Balde. Një goditje e dyfishtë, e cila duhet të kushtojë rreth 50 mln euro, para që do të investohen edhe nga shitja e Bakës dhe disa lojtarëve të tjerë, mes tyre edhe kapiteni Montolivo, nëse vjen një ofertë e mirë. Sakaq, Keita i ka thënë “po” Juventusit dhe duhet që të ndryshojë mendim tani, pasi Milani ka akord me Lacion dhe “Zonja” ende s’është ulur në tavolinë me bardhekaltërit dhe Igli Taren.