De Biazi “shtrydh” lojtarët, s’do të tolerohet më askush!

Trajneri i vendosur: ndaj Izraelit luan ai që në tokën turke është stërvitur me më shumë intensitet. Mund të ketë edhe “big” që do të ngrohin stolin, nëse nuk ndryshohet tendenca

Xhani de Biazi s’do të tolerojë më askënd. Edhe pse për të pritet të jetë ndeshja e fundit, vetëm në rast të ndonjë surprize që do të befasonte edhe vetë presidentin Duka, i cili ka vendosur të niset direkt në Haifa dhe të mos shkojë në Turqi, italiani nuk dëshiron që të bëjë një figurë të shëmtuar. Për këtë arsye, ka nisur të “shtrydhë” skuadrën dhe lojtarët, në mënyrë që t’i marrë më të mirën e mundshme. Sepse, ndaj Izraelit duhet të jepet më shumë se sa 100%, për të treguar vlerat dhe se ndaj Luksemburgut ishte thjesht një aksident rruge dhe asgjë më shumë se kaq.

Stërvitja – Sipas asaj që ka raportuar “Supersport”, rreth 90 minuta intensive në seancës e pasdites duke i kushtuar vëmendje aspekteve të ndryshme të përgatitjes së skuadrës, si nga ana tekniko-taktike edhe në atë fizike, për të rritur qëndrueshmërinë. Gjatë 8 minutave të para kuqezinjtë kryen ushtrime e nxehjes, për t’u përqendruar më pas në qarkullimin e topit dhe presing, me skuadrën që u nda në dy pjesë në një fushë të kufizuar, ku të gjitha lëvizjet duhet të bëheshin me intensitet të lartë.

De Biazi i kushtoi rëndësi edhe vendosjes së skuadrës në fazën mbrojtëse, për të dalë me shpejtësi në kundërsulm. Gjithashtu për rreth 12 minuta lojtarët provuan goditjet në portë, ndërsa në pjesën e fundit, për rreth çerek orë, kuqezinjtë u testuan në kushtet e lojës, duke zbatuar të gjitha udhëzimet e stafit teknik në aspektin taktik. Sa i përket formacionit, ende asnjë indikacion, pasi fillimisht De Biazi po përpiqet të kuptojë se si është forma që paraqiten lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online