Milani po bën një sezon të kënaqshëm deri tani, teksa mban vendin e katërt në Serinë A, me një pikë më shumë se Lacio. Mes disa ulje-ngritjesh, kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, kuqezinjtë ia kanë dalë deri tani të jenë brenda objektivave.
Ndeshja e fundit që Milani luajti, ishte ajo ndaj Parmës në shtëpi, e fituar me rezultatin 2-1, ku në atë sfidë një nga më të mirët ishte Ignacio Abate. Italiani, sakrifikoi jo pak në atë ndeshje, teksa luajti si qendërmbrojtës, pozicion të cilin zor se mund ta ketë bërë më parë në karrierën e tij.
Nisur nga kjo, prestigjozja italiane “Tuttosport”, raporton se drejtuesit e Milanit po bëjnë gati rinovimin për 32-vjeçarin, teksa kontrata aktuale i përfundon në fund të këtij sezoni. Abate është një lojtar i kuqezinjve që nga viti i largët 2009, kur u mor nga Torino.