Milani përgatit goditjen e madhe, Maldini niset drejt Madridit!

Milani po lëviz shumë në ditët e fundit për sa i përket merkatos. Pasi siguruan shërbimet e Rade Kruniç nga Empoli për 8.5 milionë euro, kuqezinjtë duket se hedhin sytë nga një objektiv madhor.

Bëhet fjalë për Dani Sebajos, i cili ka pasur shumë pak hapësira te Reali i Madridit. Mesfushori është vëzhguar nga Paolo Maldini në sfidën Itali-Spanjë, e vlefshme për kampionatin europian të U-21.

Sebajos bëri një ndeshje të mirë, ku pavarësisht humbjes së iberikëve, shënoi një gol të mrekullueshëm. Maldini duket se është bindur plotësisht dhe tashmë raportohet se është nisur drejt Madridit për nisjen e  bisedimeve.

Diçka të tillë e konfirmon “Gazzetta dello Sport”, që raporton se dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Reali mund të ndikojë. “Los Blancos” kërkojnë një shifër të majme për ta lënë të lirë, por mund të gjendet dhe një marrëveshje në bazë të huazimit me të drejtë blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online