Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën me Kaljarin. Të besuarit e Gatuzos e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-të, me Zhoao Pedron që entuziazmoi të gjithë të pranishmit në stadium.
Ndonëse skuadra nga Milano e kërkoi me ngulm golin nuk mundi që ta gjente atë deri në pjesën e dytë. Ishte Gonzalo Higuain, i cili gjeti golin e parë me fanellën kuqezi, që i dha një pikë skuadrës së tij.
Argjentinasi u tregua vigjilent dhe shfrytëzoi maksimalisht një gabim në mbrojtjen vendase, dhe pasi mori topi kaloi dhe portierin duke vendosur ekuilibrin më pas. Në minuta e mbetura ishin miqtë ata që tentuan, por pa mundur që të marrin më shumë në këtë ndeshje.
Kujtojmë që Milani ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje dhe ndodhet në një pozitë jo shumë komode me vetëm 4 pikë. Kaljari në anën tjetër ka vetëm 1 pikë më shumë, por me një ndeshje më shumë.