Çesk Fabreagas është një ndër emrat që është përmendur më së shumti kohët e fundit, kjo për shkak se mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit me Çelsin dhe në janar mund të kemi një largim të mundshëm të tij. Destinacioni kryesor shihet të jetë Milani.
Klubi kuqezi kërkon që ta ketë për vete që në muajin janar spanjollin, por Çelsi nuk e lëshon pa të paktën 12 milionë euro në tavolinë. Lidhur me këtë fakt, siç raportohet së fundmi, Milan ka gati 8 milionë euro për të ofruar për Fabregas, shifër që konsiderohet si e lartë për drejtuesit kuqezinj, të cilët favorizohen nga fakti që 31-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit.
Për të mos rrezikuar për ta humbur në fund të sezonit me parametra zero, Çelsi mund të ulë pretendimet e saj dhe mund të bindet për t’u ulur në bisedime me 8 milionë euro. Milan gjithashtu, thuhet se do të ofrojë 4.5 milionë euro në sezon për Fabregas dhe do t’i paraqesë spanjollit një kontratë dy-vjeçare.