Sandro Tonali është një ndër emrat më në zë ditët e fundit në Itali, me talentin që ndiqet nga klubet më të mëdha në Itali. Mesfushori, i cili aktualisht luan për Breshian në Serie B, kërkohet me ngulm edhe nga Milani.
Tonali e ka shprehur prej kohësh që si dëshirë e parë e tij është “djalli”, ndërkohë që kuqezinjtë duhet të bëjnë mirë llogaritë, pasi Breshia kërkon të paktën 20 milionë euro. Dëshirën e 18-vjeçarit, së fundmi e ka thënë edhe agjenti i tij, me Milanin që duket favorit më shumë se kurrë.
Gjithsesi, problemi i vetëm i klubi nga “San Siro” është kualifikimi në Champions. Në rast se arrihet objektivi, atëherë blerja e Tonalit do të jetë diçka e kryer, në rast se Milan nuk e mbyll kampionatin në “top 4”, atëherë sipas gjasave do të heqë dorë nga “Pirlo i ri”.