Milani në CAS kundër UEFA-s, e mbron avokati që na dha fitoren në Serbi

0

Milani do të luajë këtë të enjte një ndeshje shumë të rëndësishme, por jo në fushë, sepse do të përballet me UEFA-n në Lozanë. Në CAS klubi kuqezi do të mundohet të anulojë vendimin e UEFA-s për ta përjashtuar për një vit nga kupat e Europës, për shkak se ka shkelur rregulloren e Fair-play financiar.

Il Sole 24 Ore zbulon se avokati që do të mbrojë Milanin është Antonio Rigoci, i studios Lévy Kaufmann-Kohler nga Gjenevë.

Ekspert i madh i gjyqeve sportive dhe njohës i shkëlqyer i dinamikave të UEFA-s dhe FIFA-s, Rigoci është i famshëm edhe për faktin se ka fituar në CAS betejën e famshme të Shqipërisë kundër Serbisë. Pas vendimit të UEFA-s për të mos i dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë, për shkak të ndërprerjes së takimit në Beograd për shkak të dhunës që pala si pas uljes së dronit me flamur shqiptar, FSHF punëson pikërisht Rigocin, i cili e fitoi betejën me UEFA-n.

Rigoci vendosi me shpatulla pas murit gjyqtarin anglez Atkinson, duke e detyruar të pranonte se nuk i kishte kërkuar kurrë zyrtarisht kombëtares shqiptare të dilte në fushë pas dhunës dhe se nuk kishte informacion e raport zyrtar me shkrim nga oficeri i sigurisë se si ishte gjendja në shkallët e stadiumit Partizan në Beograd gjatë kohës që skuadrat ishin në dhomat e zhveshjeve.

Ekziston edhe një precedent tjetër i bujshëm ku Rigoci ka munduar UEFA-n në CAS, sepse në vitin 2005 mbrojti Juventusin në çështjen kundër Çelsit, me klubin anglez që i kërkonte 22 milionë euro Juventusit dhe sulmuesit rumun Adrian Mutu, i cili firmosi falas në Torino, pas përfundimit të dënimit disamujor për doping kur ishte te Çelsi, që i prishi kontratën.

Tani Milani ka përgatitur një dosje voluminoze ziu synon të tregojë se UEFA ka dhënë një dënim të nxituar, tepër të rëndë dhe që nuk merr parasysh ndryshimet madhore te Milani në vitin e fundit. Përfshirja e një grupi të fuqishëm financiar si Elliott tregon se klubi kuqezi është i sigurt në aspektin financiar, ndërkohë që Milani kërkon heqjen e dënimit edhe për faktin se në të shkuarën PSG, Interi e klube të tjera ia kanë hedhur me gjobë ose kufizim organikë në Europë, por asnjëherë përjashtim.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.