Varan zbraz dufin: Nuk dua të jem si Ramos!

Rafel Varan është njeriu i rekordeve, ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe ka fituar çdo finale ku ka qenë i pranishëm, duke u bërë futbollisti i vetëm në botë që ka fituar Botëror e Champions League këtë vit. Triumfi Botëror, me një rendiment të shkëlqyer, është hapi final drejt madhështisë për një mbrojtës që në Madrid shpesh është ndjerë i nënvlerësuar, i krahasuar me futbollistë të tjerë, përfshirë kapitenin e Realit Sergio Ramos.

“Më ngre nervat kjo gjë, a i kërkojnë Sergio Ramosit të jetë si dikush tjetër? Njerëzit më pranojnë kështu si jam. Prej 7 vitesh më thonë që jam djalë i mirë. Por kam karakter”, ka deklaruar mbrojtësi francez në një intervistë publikuar sot në “L’Équipe”.

25-vjeçari, i cili luan prej 7 vitesh te Reali, zbraz dufin e akumuluar ndër vite: “Nuk mund të kesh një karrierë të tillë pa karakter, është e pamundur. Kam shkuar kundër rrymës që i vogël, karakteri im ka qenë aty, që atëherë, nuk është se u krijua në Botëror”.

“Kur duhet folur, unë jam gjithnjë aty, kur ka momente të vështira, unë jam gjithnjë aty; në pushim gjatë finales së Kupës së Botës isha unë ai që u tha shokëve të ekipit që duhet të ishim pozitivë, që po fitonim 2-1 dhe që pjesa e parë duhej lënë pas, pavarësisht nga momentet e vështira që kaluam”.

Varan ka fjalë të mëdha për shokët e skuadrës te Franca, por ndalet te Mbape: “Kam njohur disa jashtëtokësorë, por mendoj se është hera e parë që takoj një jashtëtokësor kaq të ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online