Milani “ndez” motorët, Montela: Nuk jemi ende të kompletuar

0

Milani ka nisur sot punën për sezonin e ri, më herët se zakonisht, për shkak të pjesëmarrjes në Europa League.

Trajneri Vinçenco Montela ka folur gjerë e gjatë për gazetarët, duke prekur tema të ndryshme.

BLERJET E REJA – “Jam i entuziazmuar, skuadra po lind dhe po kompletohet. Kanë ardhur shumë lojtarë, disa të rinj e disa me shumë eksperiencë, na pret një punë e madhe, por jam optimist. Skuadra nuk është ende e kompletuar, duhen marrë vendime të rëndësishme për lojtarët që do të largohen. Objektivi është kualifikimi në Champions League dhe nuk do të jetë e lehtë, duke parë konkurrencën.

BASHKËPUNIMI – “Për blerjet e reja kam folur shumë sidomos me Mirabelin, për projektin tonë, për të shpëtuar atë që duhej shpëtuar nga skuadra e sezonit të shkuar. Kemi ndërtuar një strategji, pastaj ai ka lëvizur nëpër botë për të gjetur lojtarët me karakteristikat që duam.

MËNYRA E LOJËS – “Pres që të kemi një modul bazë dhe një rezervë, sepse lojtarët janë në evolucion dhe duhen shfrytëzuar më së miri tiparet e tyre. Do të ndjekim rrugën e sezonit të shkuar, por mund të kemi edhe një variant që nuk i ndryshon shumë principet e lojës.

JUVENTUSI – “Është një hap më lart nga rivalët e tjerë, është skuadra për t’u mundur. Edhe Napoli është shumë mirë”.

ORGANIKA – “Një trajner dëshiron të ketë një skuadër sa më të kompletuar, por duhet bërë edhe pastrim në aspektin e numrave, nuk e them me negativitet. Kemi 3 mbrojtës të majtë e 3 të djathtë, është e pamundur për një trajner t’i mbajë të gjithë në skuadër, edhe vetë lojtarët e dinë mirë”.

SKUADRA – “Shumë lojtarë që janë afruar tani nuk e njohin kampionatin italian, ndaj duhet të nxitojmë, për t’u bërë skuadër sa më shpejt. Kaliniç? Sa më shumë lojtarë cilësorë të kesh, aq më mirë është, por jo të gjithë mund të luajnë titullarë. Më vjen mirë që dëshiron të vijë te Milani, edhe pse natyrisht më vjen keq pë Fiorentinën, por gjithçka është bërë transparente. Çalhanoglu? Është një lojtar shumë i talentuar, jam kurioz. Di që luan në shumë pozicione në mesfushë.. Andre Silva? Sulmues modern, me hapësira të mëdha përmirësimi dhe rritjeje, do të mundohem ta ndihmoj.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.