Milani me rival bullgar, rivalë gjermanë për Berishën e Hysajn

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Është hedhur sot shorti për 1/16-at e Ligës së Europës. Debutojnë në këtë tur Astana, Nica, Östersund dhe RB Lajpcig.

Nga Liga e Kampioneve kanë ardhur edhe 3 fitues të mëparshëm të Europa League, CSKA Moska, Atlétiko Madrid e Napoli.

Milani ka “peshkuar” Ludogorecin, kampion dhe dominues i futbollit bullgar këto vitet e fundit, që shkëlqeu në grupin e vet këtë sezon në Europa League, duke lënë pas Bashakshehirin dhe Hofenhajmin.

Short i pafat për futbollistët shqiptarë, sepse Etrit Berisha me Atalantën do të përballet me Dortmundin, ndërsa Napoli i Hysajt do të ndeshet me RB Lajpcigun nënkampion i Gjermanisë. Më e lehtë për Lacion e Strakoshës, që do të ndeshet me Steauan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *