Mbledhja e radhës te Kukësi, me Teutën fitorja detyrim

0

Kukësi ka zhvilluar sot mbledhjen e zakonshme të së hënës dhe presidenti Safet Gjici ka biseduar me stafin dhe lojtarët, në lidhje me humbjen e rëndë kundër Lushnjës.

Për fat, Laçi mundi dje Skënderbeun dhe distanca me kreun ka mbetur 9 pikë, ndaj ndoshta kjo gjë ka evituar ndonjë furtunë tjetër mbi skuadrën.

Milinkoviç dhe lojtarët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për disfatën e fundit, duke premtuar kthesën në Durrës, ku fitorja është detyrim.

Në ditët në vazhdim stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi  të gjitha gabimet që çuan në këtë humbje, dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim.

Janari po afron, të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim dhe merkatoja e janarit mund të sjellë revolucion te kampionët në fuqi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.