Milani kërkon sulmues, “peshkon” edhe te Reali

Duket se pronarët e rinj të Milanit e kanë seriozisht, kur thonë se projekti i tyre është afatgjatë. Gatuzos i është premtuar sulmues niveli dhe tashmë mbetet vetëm të vendoset se cili është synimi madhor, sepse fillimisht doli në dritë emri i Higuainit, më pas i Alvaro Moratës dhe tani zbulohet që Milani po bisedon edhe me përfaqësuesit e Karim Benzemasë.

Sulmuesi francez është objektiv real i “Djallit”, që të hënën ka pritur në Milanelo përfaqësuesit e sulmuesit francez.

Mirabeli e Gatuzo po mundohen ta mbyllin këtë operacion, aq sa Gianluca Di Marzio raporton se trajneri kuqezi ka folur në telefon me Benzemanë, i cili ka dhënë OK për transferimin te Milani, nëse i ruhet paga prej 9 milionë eurosh që merr në Madrid dhe i ofrohet kontratë 4-vjeçare.

Natyrisht, duhet llogaritur edhe Reali, por Benzema ka marrëdhënie të shkëlqyera me Florentino Perez dhe çmimi i kartonit të tij mund të mos jetë shumë i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online