“Milani ka mbetur pas, pa Champions ikin yjet”

Milani është në kaos, pas një fillimsezoni zhgënjyes dhe entuziazmit që ka rënë ndjeshëm, por drejtori i përgjithshëm i Milanit Marko Fasone provon të qartësojë gjërat dhe të rikthejë qetësinë në ambient, me një intervistë në La Stampa.

“Askush nuk e kishte menduar që me një skuadër kaq të rinovuar nuk do të kishim probleme, por me siguri kemi mbetur pas në krahasim me programin. Sa? 5-6 pikë. Objektivi ishte të qëndronim sa më pranë vendit të katërt në fazën e parë dhe të ngjiteshim në fazën e dytë. Është e qartë që kemi hapësirë rikuperimi, por nuk mund të bëjmë më gabime”.

Montela është ende i konfirmuar: “Është zgjedhur nga ne dhe ka besimin tonë. Rrezikohet stoli në rast disfate të re? Është e kotë të flasim me nëse e me sikur, duhet të punojmë të gjithë në një drejtim, për të gjetur rrugëdalje. Mungon shkëndija, goli që sjell kthesën e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalim mbanë”.

Masimiliano Mirabeli ka shtuar presionin mbi trajnerin dhe skuadrën, me disa deklarata të forta ditët e fundit, por Fasone është më diplomat: “Nuk është ccështje presioni. Milani është ndërtuar për të arritur rezultate që nuk po vijnë dhe kemi detyrimin që të jemi transparentë me tifozët tanë. Të gjithë e kemi kohën të kufizuar, edhe unë. Montela-Mirabeli? Nuk ka asnjë problem mes tyre, jemi të gjithë të bashkuar”.

Kritikat për Bonuccin: “Ka njerëz që kënaqen kur u heq përgjegjësitë, ndërsa të tjerë që kanë lindur për t’i marrë përsipër ato. Bonucci bën pjesë te kategoria e dytë. Është e vërtetë, nuk po jep aq sa vlen, por edhe ai po paguan situatën e përgjithshme”.

Kualifikimi në Champions League mbetet detyrim, por jo për Fasonen: “Ngadalë me fjalën detyrim. Champions është themelor për projektin tonë, por nëse nuk e arrijmë, nuk i bllokon planet tona. Do të vonohemi një vit dhe do të gjejmë sistemin për të ekuilibruar humbjen e të ardhurave, me shitjen e një ose dy lojtarëve të rëndësishëm”.

Po flitet shumë edhe për borxhin e Milanit ndaj kompanisë Elliott: “Projekti i Milanit është që ta shlyejë borxhin para kohe, që në pranverë. Kemi në tryezë shumë opsione dhe po i vlerësojmë. Jonghong Li? Është pak i bezdisshëm ky mosbesim ndaj tij, po të ishim në Angli askush nuk do merrej kaq shumë me të. Këtë vit pronarët kanë shtuar kapitalin me 49 milionë euro dhe nuk janë para të huazuara për Milanin. Së shpejti do të vijë një fond tjetër. Objektivi është 3-vjeçar, për të rritur të ardhurat dhe më pas për të nxjerrë aksione në shitje”.

Milani ka edhe plane tregtare: “Normalisht klubi mbahet në tre shtylla: të drejtat televizive, të ardhurat nga stadiumi dhe marketingu. Ne kemi një të katërt, punën në territorin kinez. Puna jonë do të niset nga poshtë, që te shkollat. Fair Play financiar me UEFA-n? Në korrik kishim vetëm disa projekte në letër, tani i kemi gjërat më të qarta dhe kemi besim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online