Napoli – Inter, Hysaj ok, Insinje në dyshim

Axurrët, luftë kundër kohës për të kënaqur sulmuesin italian që do të zbresë në fushë sonte ndaj zikaltërve

Lorenco Insinje, po, apo jo? Është ky dyshimi më i madh i Sarrit për ndeshjen e madhe të kampionatit ndaj Interit që do të zhvillohet sonte, në “San Paolo”. Sulmuesi i Napolit, i dalë përpara kohe të martën në ndeshjen ndaj Sitit për një kontraktim të lehtë, në fillim është stërvitur veçmas, ndërsa më pas me pjesën tjetër të grupit. Dëshira e lojtarit është që ai të jetë në ndeshjen e sotme, edhe pse nuk është vendosur ende me siguri. Insinje nuk do që të humbasë ndeshjen me zikaltërit, edhe pse Sarri sheh në një periudhë më të gjatë kohore, teksa, në dhjetë ditët e ardhshme, Napoli do të luajë ndaj Xhenoas, Sasuolos dhe, mbi të gjitha ndaj Mançester Sitit sërish në ndeshjen e kthimit. Një ndeshje deçizive për fatet Champions të axurrëve. Sigurisht ai është grumbulluar dhe do të jetë në stol, teksa faktin që ai nuk është i dëmtuar dhe do të jetë te të përzgjedhurit e Sarrit, të paktën siç ka shkruar edhe sajti i Napolit. Por nuk dihet nëse ai do të jetë, apo jo në fushë që nga 1’. Gjithësesi, në rast se ai nuk do t’ia dalë për të qenë titullar, vendin e tij do ta zërë Ounas. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër nuk do të ketë asnjë surprizë. Edhe ,mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është gati të veshë fanellën e titullarit. Lojtari i kombëtares shqiptare pësoi një të çarë në ndeshjen ndaj Sitit, por gjithçka tani është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online