Salihi i ruan rekordet për në Austri: Katër gola, thjesht madhështore

Ka shënuar 4 gola në një ndeshje, diçka të tillë në historinë e Erste Ligas e kanë bërë vetëm 3 futbollistë të tjerë dhe Hamdi Salihi me të drejtë mund të krenohet. Pas ndeshjes së fituar dje 4-2 ndaj Kapfenbergut, sulmuesi shkodran tha: “Ishte një ditë e shkëlqyer për mua dhe për gjithë skuadrën. Ishte shumë e rëndësishme që të ktheheshim në rrugën e duhur. Për mua, ashtu si për çdo sulmues, nëse shënon është shumë mirë, pastaj nëse shënon 4 gola në një takim, atëherë është diçka madhështore. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim në stadiumin tonë, ku nuk fitonim prej disa ndeshjesh. Tani jemi sërish në garë për ngjitje në Bundesligë dhe jemi gjithashtu favoritë. Çdo ndeshje sa vjen e bëhet edhe më e vështirë, por do të luftojmë deri në fund, sepse kemi cilësi dhe eksperiencë, përveçse shumë entuziazëm”.

Hamdiu rekordet i ruan për në Austri
Hamdi Salihi dhe Austria: një lidhje perfekte, aq sa të duket se shkodrani ka lindur gabimisht në Shqipëri. I ftohtë akull dhe shumë i matur, Salihi nuk ngjan si shqiptar kokëfortë e gjaknxehtë, ndërsa kur doli nga vetvetja para pak muajsh dhe grisi një karton të kuq (ç’mund të bënte tjetër në Kukës?) kërkoi falje publike dhe deklaroi se nuk do të luante më në Superiore. Është kthyer në Austri, mbrëmë shënoi 4 gola dhe duket se rekordet i ruan vetëm për në Austri. Duhet të kthehemi pas 6 vite: 20 nëntor 2011, Rapidi i Vjenës fitonte 5-0 ndaj Laskut dhe Salihi shënonte 4 herë. Megjithatë, po atë vit Salihi vendosi edhe rekordin tjetër të karrierës: më 6 gusht 2011 Rapidi fitonte 7-0 në fushën e Lask B për kupë dhe Salihi shënoi 5 gola. Austria, tokë e bekuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online