Milani i së ardhmes u besohet legjendave

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Leonardo ka nisur punën në shumë fronte. Lojtarë për të forcuar kontigjentin e Gatuzos, por edhe afrime në rolet drejtuese dhe menaxheriale të klubit.

Siç raporton “Fox Sport”, braziliani po mendon të rikthejë te Milani, Frenk Rajkard. Hollandezi 55-vjeçar, i cili ka qënë pjesë e kuqezinjve të famshëm të viteve 90-të, mund të jetë bashkëpunëtori i Leonardos me përgjegjësi për çështjet teknike të ekipit.

Holandezi do të vëzhgojë nga afër punën e Gatuzos dhe sigurisht që palët do të shkëmbejnë ide se si të ecin përpara, pasi qëllimi i përbashkët është të kthejnë Milanin e kohërave të arta. Sigurisht kjo bëhet gradualisht dhe kërkon kohën e vet, por Leonardo është i qartë.

Ai dëshiron te Milani, ish-lojtarë të mëdhenj dhe personalitete të tillë. Ofertë ka dhe për Paolo Maldinin, me këtë të fundit që po mendohet për t’u rikthyer në klubin ku ka kaluar gjithë karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *