Milani i së ardhmes, Leonardo shumë pranë rikthimit

0

Të shtunën Milani do të zhvillojë asamblenë e aksionerëve dhe pronari i ri i klubit, fondi amerikan Elliott me president Pol Singer, po bën gati ndryshimet në organigramën drejtuese.

Marko Fasone është ende administrator i deleguar, por po shtohen zërat për largimin e tij, me drejtorin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis, i cili mund të transferohet në Milano, edhe pse edhe menaxheri me i paguar në Angli, me mbi 1 milion euro page vjetore.

Elliott kërkon edhe drejtor të përgjithshëm dhe mbetet i preferuar braziliani Leonardo, pavarësisht se shumë tifozë janë kundër, duke e konsideruar tradhtar Leon, i cili nga Milani shkoi tek Interi vite më parë.

Për sa i përket drejtorit sportiv, këtu mund të konfirmohet Masimiliano Mirabeli, edhe për faktin se merkatoja ka nisur dhe ai është marrë me shumë tratativa, ndaj do ishte me rrezik ndryshimi pikërisht në kulmin e merkatos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.