Klubet “snobojnë” shortin, drejtuesit nuk shkojnë në FSHF

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për startin e kampionatit shqiptar, pasi do të hidhet shorti i Superiores. Si rregull, të gjitha ekipet duhet të ishin të interesuara për shortin, pasi do të mësojnë se kundër kujt do ta nisin kampionatin.

Në Shqipëri nuk funksionon kështu, pasi klubeve nuk u intereson shumë kjo pjesë, kjo shihet dhe nga përfaqësuesit e paktë që po marrin pjesë në shortin e Superiores. Momentalisht, drejtuar nga klubet kanë dërguar vetëm Tirana, Partizani dhe Luftëtari.

Zyrtari bardheblu, Arbi Laçi po e ndjek nga afër shortin, ashtu si sekretari i Partizanit, Geri Burba dhe zyrtari i Luftëtarit, Llambro Tavo. Drejtuesit e lartë të klubeve nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndjekin nga afër shortin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online