Milani i mallkuar, tani edhe Gatuzo nën hetim

0

Klubi në kaos, jashtë Europe dhe tashmë një tjetër furtunë e pret Milanin: traneri Xhenaro Gatuzo është nën hetim për riciklim parash. Ky është lajmi i publikuar sot nga e përditshmja Repubblica, sipas së cilës trajneri kuqezi rezulton ndërmjet emrave që lejonin të përdorej emri i tyre për biznese të krijuara nga Paskuale Mota, një sipërmarrës i lidhur me organizatën mafioze të njohur si ‘Ndrangheta.

GATUZO – “Transferim vlerash në shkelje të ligjit” është akuza për të cilët hetohet Gatuzo, i cili ishte ortak me 35% të aksioneve në një shoqëri që në fakt i përkiste Motës, Tre Olmi Srl në Gallarate, shoqëri e specializuar në prodhimin e sallameve dhe produkteve të ngjashme.

Gatuzo rezulton i përfshirë në periudhën nëntor 2011 deri në dhjetor 2013, ndërsa kompania ku ishte ortak falimentoi në 2014, pa i dorëzuar kurrë bilancet në shtet.

Janë 43 personat nën hetim, ndërsa është arrestuar personazhi kryesor i historisë, Mota. Sa për Gatuzon, tashmë duhet parë si do shkojnë hetimet, sepse nëse shpallet fajtor, me shumë gjasa do të lërë drejtimin e Milanit.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.