Portieri kuksian merr licencën: Bac u kry

0

Në listën e Kukësit ra në sy fakti se në vend Ena Koliçit që u largua ishte portieri Basha dhe jo Ervis Koçi. Çështë e vërteta “gardiani” 33-vjeçar nuk ishte as në fazën përgatitore, duke krijuar dyshimet se aventura e kuksianit mund të ishte mbyllur,

Gjithsesi,  “Sport Ekspres” ka raportuar se Koçi kishte nsiur kursin për trajner dhe vijonte të ishte pjesë  e Kukësit. Portieri, i cili ende nuk mund të thuhet se e ka mbyllur me futbollin e luajtur ka përfunduar kursin dhe përmes një postimi i në profilin e tij në “Facebook” se ka marrë licencën UEFA B, duke u shprehur “Bac u kry”.

Një hap para për Koçin që në këtë mënyrë hedh një hap të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Koçi luan prej shumë vitesh me Kukësin, duke qenë lojtari që regjistron më shumë sezone se askush tjetër, por tani ka nisur që të mendoje dhe për të ardhmen pas futbollit të luajtur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.