Gjyqtarë kroatë për ndeshjen e Kukësit

0

Të martën Kukësi do të zbresë sërish në fushë, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions Legaues ndaj Valetës. Në “Loro Boriçi”, Kukësi nuk shkoi më larg se një barazim pa gola dhe tani i duhet të bëjë një ndeshje perfekte për të marrë kualifikimin.

Do të jetë një katërshe kroate ajo që do të vendosë drejtësi në ndeshjen në ndeshjen në Maltë, me kryesor Igor Pajaç dhe asistentë Ivica Modriç dhe Vedran Durak. Pajaç nuk ka ndonjë CV impresionese në arenën ndërkombëtare, por shquhet për numrin e lartë të kartonëve të verdhë që akordon.

Verilindorët duhet të tregohen dhe shumë të kujdesshëm në këtë sfidë, pasi normalisht tani presioni është në anën e tyre. Në Maltë do të vendoset shumëçka për fatin e Kukësit, i cili duhet përmendur që edhe nëse eliminohet nga Championsi do të vijojë udhëtimin në Europa League, edhe pse nuk mendohet diçka e tillë.

Gjyqtarë: Igor Pajaç, Vedran Durak, Ivica Modriç, Fran Joviç

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.