Milani hedh sytë nga Brazili, dy objektiva për Leonardon

Milan është gati për të nisur sezonin e ri dhe kuqezinjtë do e nisin Serinë A me përballjen kundër Napolit të Ançelotit. Nga ana tjetër, Leonardo po vazhdon punën për të gjetur elementë të tjerë që mund të përforcojnë skuadrën.

Merkato është mbyllur, por braziliani po piketon lojtarët e duhur për seksionet e tjera të merkatos. Ai po monitoron kampionatin brazilian, ku objektivat kryesorë janë dy. Leonardo është një nuhatës i talenteve brazilianë dhe është njeriu që ka sjellë në Milano emra si: Kaka, Tiago Silva dhe Pato.

I pari është Lukas Pakueta dhe aktivizohet me Flamengon. 20 vjeç, mesfushor dhe së fundmi i ka mbërritur dhe ftesa e kombëtares së madhe. Pakueta ka dy vite që aktivizohet me Flamengon, ku numëron 6 gola të shënuar në 34 ndeshje, ku vetëm këtë sezon, duke përfshirë dhe Kupën Libertadores, ai ka shënuar 5 gola dhe katër asiste.

Lojtarit i skadon kontrata në vitin 2020 dhe Flamengo i ka vendosur një klauzolë prej 48 milionë eurosh. Konkurrenca është e madhe për Pakuetën, sepse disa klube si Junajtid dhe Juventus janë vënë pas tij, por braziliani i Milanit mund të bëjë diferencën duke veshur mesfushorin kuqezi.

Nga mesfusha te mbrojtja. Milan është i interesuar për mbrojtësin e San Paolos, Rodrigo Çaio. Rruga drejt sigurimit të shërbimeve të 25-vjeçarit është më e lehtë, sepse ai ka një çmim prej 15 milionë eurosh dhe marrëdhëniet e Leonardos me klubin e San Paolos janë shumë të mira.

https://www.youtube.com/watch?v=RBkIUm9zBrI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *