Milani është duke menduar për fuqizimin e mesfushës dhe emri i gjetur nga Leonardo është Bakajoko i Çelsit, duke parë se blutë janë duke mbyllur afrimin e Mateo Kovaçiçit nga Real Madridi. Mesfushori francez u ble sezonin e shkuar nga Monako për 40 mln euro, por nuk është se la shumë gjurmë në Londër.
Duke qenë nën rregullat e FFP, Milani nuk mund të bëjë çmenduri në merkato dhe formula e duhur është huazim me të drejtë blerje.
Kujtojmë që Bakajoko është vetëm 23 vjeç dhe ka mundësi për të shpërthyer. Ai ka edhe një ndeshje me Francën.
E megjithatë, sipas Repubblica, edhe pse Leonardo u shpreh se Milani nuk mund të bëjë shpenzime të çmendura, bastet “flasin” për rënie të kuotave për transferimin e Sergej Milinkoviç Saviç te kuqezinjtë, nëse serbi do të dilte në shitje, ose largohej nga Roma.
Formula? Si Higuain! Huazim me të drejtë blerje të maskuar në detyrim.