Milan-Juventus “ndizet” një muaj para, tifozët bardhezi mendojnë bojkotin

Mbrëmjen e 11 nëntorit, do të luhet një ndër sfidat më me shumë rivalitet në Serinë A. Milan do të presë Juventusin në “San Siro” dhe interesimi në lidhje me këtë ndeshje, normalisht që është shumë i madh.

Pikërisht në lidhje me këtë ndeshje çmimet e biletave të publikuara nga Milani, duket se kanë revoltuar shumë tifozët bardhezinj. Një biletë në sektorin e tifozëve të Juventus do të kushtojë 75 euro. Një çmim që është jashtë mase i lartë për një biletë normale në transfertë dhe nuk është hera e parë që ndodh, pasi kujtojmë dhe në javën e parë tifozët juventin patën probleme dhe në transfertën ndaj Kievos, si pasojë e çmimeve të biletave.

Gjithsesi, duket se tifozët nuk do të qëndrojnë duarkryq. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, tifozët e “zonjës së vjetër” mund të organizojnë një bojkot të sfidës ndaj Milanit, në shenjë proteste ndaj çmimeve. Në rast se diçka e tillë do të ndodhë, ndeshja e 11 nëntorit do të humbiste pak nga bukuria e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online