Milan-Fiore vendos në vështirësi “Perandorin”: Favoritë kuqezinjtë, por…

Milan-Fiorentina është një nga ndeshjet më të bukura të Serisë A. Takimi nis sot në orën 15:00, ndërsa një opinion për duelin ka dhënë dhe Fatih Terim. Trajneri i Gallatasarajit, i njohur ndryshe me nofkën “Perandori”, ka drejtuar më parë të dy ekipet.

Terim mori drejtimin e Fiorentinës në sezonin 2000-2001, duke bërë mirë nëpërmjet një futbolli të bukur dhe agresiv. Një sezon më pas ai mori drejtimin e Milanit, por aventura në stolin e “Djallit” zgjati vetëm 5 muaj.

Terim, Kieza dhe Di Livio

Turku ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për ndeshjen, ndërsa e mbyll me një koment për Hakan Çalhanoglu të kuqezinjve dhe Federiko Kiezën e ekipit viola.

Të dy ekipet kanë një vend special në zemrën time. Milani është më para me pikë, luan në shtëpi dhe është favorit për të fituar ndeshjen. Por, Fiorentina ka një ekip të ri dhe janë të paparashikueshëm. Do e ndjek me kënaqësi këtë ndeshje. Çalhanoglu? Hakan ka talent, cilësi dhe është një futbollist i nivelit absolut. Ai zotëron fuqinë e karakterit për të kaluar çdo vështirësi, por ka nevojë për dashurinë dhe besimin e ambientit që e rrethon. Një gjë e tillë do ta kthejë më të fortë. Kieza? Kam stërvitur të atin, i cili ishte një futbollist i madh. Federiko po bën shumë mirë dhe do të bëhet, të paktën, aq i madh sa babai i tij, sepse zotëron gjithçka për ta bërë një gjë të tillë”, përfundon Fatih Terim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online