Enea Mihaj ishte afrimi ndoshta më surprizë në Kombëtaren e Shqipërisë. Mbrojtësi jo vetëm që ishte pjesë e listës së Kristian Panuçit, por e nisi nga minuta e parë ndeshjen me Jordaninë.
Nuk ka qenë një debutim aspak i mirë për mbrojtësin. Magjia e ndeshjes së parë për 20-vjeçarin zgjati vetëm 5 minuta dhe 11 sekonda, pasi më pas la fushën e lojës duke u mbajtur tek stafi mjekësor.
Siç bëhet me dije Mihaj është larguar në pushimin e ndeshjes drejt spitalit të Elbasanit, për të kryer disa vizita më të specializuara. Në fillim u mendua për një dëmtim në kavilje, por stafi mjekësor më pas ka këshilluar që lojtari më i ri kuqezi të kryente disa analiza të tjera.